Mourinho planifikon të ardhmen, 35 milionë stërlina për mbrojtësin e Atletico

Futboll

Mourinho planifikon të ardhmen, 35 milionë stërlina për mbrojtësin e Atletico

Më: 21 maj 2018 Në ora: 07:26
Vrsaljko

Pasi humbi finalen e FA Cup ndaj Chelsea (u mund 1-0), trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka nisur të ndërtojë ekipin e së ardhmes, me të cilin do të synojë fitimin e Premier League dhe mundë fqinjët e City. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, një nga objektivat kryesorë të trajnerit portugez është mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko, që luan në La Liga me skuadrën e Atletico Madrid. Mbrojtësi 26-vjeçar ka zhvilluar një sezon si protagonist me ekipin e trajnerit Diego Simeone, ku fitoi edhe trofeun e Europa League, ndaj Mourinho kërkon ta sjellë atë në “Old Traford”.

Për të marrë Vrsaljko, skuadra e United është gati të shpenzojë 35 milionë stërlina, një lojtar që konsiderohet i rëndësishëm për trajnerin Mourinho në betejën për titullin kampion, një futbollist me përvojë edhe në arenën ndërkombëtare. Për momentin, lojtari është i përqendruar te Kupa e Botës, ku do të luajë me kombëtaren kroate dhe pritet që marrëveshja të arrihet vetëm pas përfundimit të këtij eventi. Por Mourinho kërkon që të marrë “OK”-in e lojtarit dhe ta sjellë në Premier League që në qershor. Atletico Madrid pagoi 14.5 milionë stërlina kur e mori nga Sassuolo, por tani do të përfitojë dyfishin e kësaj shume nëse vendos ta shesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat