Katër të arrestuar për prishje të rendit në Pejë

Futboll

Katër të arrestuar për prishje të rendit në Pejë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:40
Ndeshja Prishtina- Drita

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike para dhe gjatë ndeshjes së sotme ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në Pejë.

Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë shpërndarjes së tifozëve, në rrugën Pejë-Prishtinë në dalje të qytetit ka ndodhur një incident ku gjatë përleshjes në mes të tifozëve të dy ekipeve, janë lënduar tetë persona të cilët janë dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa një nga të lënduarit ka pësuar lëndim të rëndë trupor dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas ekipit mjekësor gjendja e te gjithë të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë. Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit një nga të lënduarit tani i dyshuar i caktohet masa e ndalimit policor, thuhet në komunikatën për media të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat