Milani mposht Fiorentinan dhe siguron kualifikimin direkt në Europa League

Futboll

Milani mposht Fiorentinan dhe siguron kualifikimin direkt në Europa League

Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:05
Festimi i golit

Me rezultat 5-1, Milani ka triumfuar përballë Fiorentinas në ndeshjen e fundit sezonale në Serie A që u zhvillua në San Siro.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e Giovanni Simeone (20′), mirëpo vendasit e barazuan shumë shpejt rezultatin përmes Hakan Calhanoglu (23′).

Pa përfunduar pjesa e parë, rezultati u kthye në favor të Rossonerëve, ndërsa golashënues ishte Patrick Cutrone (42′).

Nikoqirët vazhduan të shnëonin edhe në pjesën e dytë për ta vulosur fitoren në këtë takim.

Fillimisht, Nikola Kalinic e realizoi golin e tretë të Milanit (49′), kurse Patrick Cutrone e shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit (59′).

Giacomo Bonaventura e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (76′).

Pas kësaj fitoreje, Milani e ka përfunduar sezonin 2017/2018 në vend të gjashtë në tabelë duke siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në fazën grupore të Europa League.

Nga 38 xhiro të zhvilluara, Rossonerët kanë arkëtuar 64 pikë, nga 18 fitore,10 barazime dhe 10 humbje. Fiorentina e mbyll sezonin në vend të tetë, jashtë zonës evropiane, me 57 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat