Shkëndija feston titullin, thyen rekordin e golave

Futboll

Shkëndija feston titullin, thyen rekordin e golave

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:21
Pamje nga atmosfera në Tetovë

Shkëndija nga Tetova është kampion i ri i Maqedonisë. Skuadra shqiptare triumfoi në ndeshjen e fundit me rezultat bindës 4:0 kundër Pelisterit nga Manastiri. Kuqezinjtë janë kampionë bindshëm  me 81 pikë apo me 35 pikë përparësi ndaj Vardari te Shkupit. Golat i shënuan: Armend Alimi (45'), Stenio Junior (47'), Ferhan Hasani (79' e 83'-nga penalltia).

Image

Shkëndija thyen edhe rekordin e  golave, për 36 ndeshje ka realizuar gjithsej 101 e pësuar 27 sosh.  Tetovarët dhanë maksimumin në një atmosferë festive që krijuan tifozët “Ballistët”.

 Futbollisti Besart Ibraimi është shënuesi më i mirë në kampionat, me 23 gola, ka një më shumë se bashkëlojtari i tij, kapiteni Ferhan Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat