Ja sa “Intelektualë” kanë mbërritur në Pejë

Futboll

Ja sa “Intelektualë” kanë mbërritur në Pejë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:17
Foto nga ndeshja e kaluar

Dy orë para se të fillojë ndeshja e shumëpritur ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila edhe do ta përcaktojë kampionin për edicionin e sivjetmë të futbollit kosovar, në Pejë kanë arritur grupet e para të tifozëve, sidomos atyre nga Gjilani. Ndonëse zyrtarisht, Drita do t’i ketë vetëm 100 bileta, numri i atyre që synojnë të jenë në stadiumin “Shahin Haxhiislami” është shumë më i madh.

Sipas vlerësimeve të bëra pak minuta më parë, në Pejë tashmë janë rreth 1000 tifozë të skuadrës gjilanase. Ndërkohë, bëhet e ditur se për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë në Pejë, është organizuar edhe transmetimi i drejtpërdrejtë në sheshin qendror në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat