Spalletti në udhëkryq, por shpreson: Kjo ndeshje nuk vendos fatin tim

Futboll

Spalletti në udhëkryq, por shpreson: Kjo ndeshje nuk vendos fatin tim

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:31
Spalletti

Interi do të kërkojë sot në mbrëmje fitoren ndaj Lazio në ndeshjen që dy ekipet e Serisë A do të luajnë në stadiumin “Olimpico”, përballje që mund të jetë e fundit për trajnerin Luciano Spalletti në stolin e skuadrës zikaltër. Ndeshja vlen një vend në Champions League sezonin tjetër, ndaj fitorja është objektivi i vetëm për Interin. “Nuk kemi presion, është një ndeshje e vështirë, por që e luajmë për ta fituar. E ardhmja ime? Kjo ndeshje nuk vendos asgjë, unë ndihem mirë tek Interi dhe do të vazhdoj të jem këtu”, u shpreh trajneri Spalletti.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gabojmë sa më pak, të mos lejojmë kundërshtarët të luajnë shumë me vertikalizime, ku janë të shpejtë dhe të rrezikshëm. Lazio është një skuadër e fortë, por edhe ne jemi një ekip i mirë, ndaj besoj se të dy e meritojmë të luajmë në Champions. Duhet të tregojmë karakter në fushë, të jemi të qetë dhe të mos tolerojmë asnjë top”, u shpreh trajneri Luciano Spalletti, që synon fitore dhe kualifikimin në Champion për të qenë sërish trajneri i Interit edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat