Valverde premton transferime, por jo ndryshim rrënjësor të skuadrës së Barcelonës

Futboll

Valverde premton transferime, por jo ndryshim rrënjësor të skuadrës së Barcelonës

Më: 20 maj 2018 Në ora: 12:26
Barcelona

Ernesto Valverde do të kërkojë ta forcojë skuadrën e tij të Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror, por ka insistuar se nuk do të bëjë ndryshim rrënjësor të ekipit.

Valverde e ka fituar La Ligën dhe Kupën e Mbretit në sezonin e tij të parë me Barcelonën.

Megjithatë, në “Camp Nou” janë duke u përgatitur për t’u përshëndetur me Andres Iniestan derisa e ardhmja e Ousmane Dembeles, Yerry Minas, Samuel Umtitit dhe Andre Gomesit është e pasigurt.

Valverde ka thënë para gazetarëve para ndeshjes së fundit në ligë kundër Real Sociedadit: “Duhet të forcohemi në disa pozita, por jo ta ndryshojmë tërë skuadrën”.

“Nuk dua një skuadër të madhe, duke dikur se duhet ta konsiderojmë edhe skuadrën e të rinjve”, shtoi ai.

“E kemi fituar ligën dhe kupën me një bazë solide lojtarësh të cilëve u besojmë, prandaj kemi nevojë vetëm për ndryshime të vogla”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat