Messi ka një thirrje për Griezmannin, afër transferimi i madh

Futboll

Messi ka një thirrje për Griezmannin, afër transferimi i madh

Më: 20 maj 2018 Në ora: 12:13
Messi dhe Grizmann

Lionel Messi e ka bindur Antoine Griezmannin t’i bashkohet Barcelonës, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Atletico Madridi i ka ofruar kontratë me kushte të reja sulmuesit francez, i cili do të fitonte shumë më shumë sikur të vendoste të qëndronte në Atletico.

Por, me sa duket Griezmann nuk ka mundur ta hedhë poshtë thirrjen e Messit.

AS sugjeron se Messi i ka thënë Griezmannit se janë duke e pritur me krah hapur në dhomat e zhveshjes së Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat