Prishtina apo Drita, sot dihet kampioni i Superligës

Futboll

Prishtina apo Drita, sot dihet kampioni i Superligës

Më: 20 maj 2018 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Vëmendja e gjithë Kosovës dhe jo vetëm, ditën e sotme do të jetë e përqendruar në Pejë, ku në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ do të luhet sfida për titullin kampion të Superligës, mes Prishtinës dhe Dritës.

Bëhet fjalë për javën e fundit të kampionatit dhe dy skuadrat do të diskutojnë me njëra-tjetrën çështjen e titullit kampion, pasi vijnë në këtë sfidë përkatësisht Drita në vendin e parë dhe Prishtina në vendin e dytë.

Distanca mes tyre është vetëm 3 pikë, ndërsa Prishtinës i duhet medoemos fitorja me të paktën dy gola diferencë, për t’i rrëmbyer titullin skuadrës gjilanase.

Të dy skuadrat qëndrojnë të grumbulluara në qytetin e Pejës prej ditës së Enjte, ndërsa pritet që edhe tifozëritë përkatëse të ofrojnë një spektakël më vete, ndonëse shumë prej tyre nuk do të mund të jenë në shkallët e stadiumit, që është i përmasave minimale për një takim të tillë.

Sfida mes Prishtinës dhe Dritës do të startojë në orën 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat