Chelsea, Conte vendos përfundimisht të ardhmen e tij

Futboll

Chelsea, Conte vendos përfundimisht të ardhmen e tij

Më: 20 maj 2018 Në ora: 08:30
Chelsea

“Pozicioni im në lidhje me të ardhmen nuk ndryshon, nuk kam dashur të dëgjoj ofertat e klubeve të tjera, sepse që nga janari 2018 kam vendosur të respektoj deri në fund kontratën time me Chelsea, deri në qershorin e vitit 2019. Kam fituar titullin vjet dhe Kupën e Anglisë sivjet, dy trofetë më të rëndësishëm në Angli dhe të fitosh këtu nuk është një shëtitja. Tregova se jam një fitues serial.”

Sapo ka ngritur në qiell “FA Cup”, Antonio Conte heq një siklet dhe nis të mendojë për të ardhmen, duke i dërguar një mesazh Roman Abramovic dhe drejtuesve të Chelsea. Ai nuk ka ndërmend të largohet…

“Të fitosh dy trofetë më të rëndësishme në Angli në dy sezone është shumë e vështirë, – përsëriti Conte. – Kemi rivalë shumë të fortë, nga City te Tottenham, nga United te Liverpool, pa harruar Arsenal dhe faktin që nuk ka kurrë ndeshje të lehta.”

Më pas, italiani shtoi: “Fituam sepse kemi pasur përulësi dhe dëshirë për të punuar shumë në aspketin taktik dhe ka qenë një fitore plotësisht e merituar, pasi lojtarët dhanë gjithçka. Këtë vit, që nga ndeshja e parë ka pasur shumë “thashetheme” dhe futbollistë kushtëzohen nga kjo, por ata janë impenjuar gjithmonë në maksimumin e mundësive.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat