Leicester transferon portugezin e Porto-s për 25 milionë euro

Futboll

Leicester transferon portugezin e Porto-s për 25 milionë euro

Më: 20 maj 2018 Në ora: 08:28
Claude Puel

Claude Puel ka finalizuar blerjen e parë si trajneri i Manchester City duke transferuar mbrojtësin e djathtë të FC Porto Ricardo Pereira.

Mbrojtësi 24-vjeçar do të kalojë në King Power Stadium duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare për një shumë që thuhet të jetë 24 milionë euro.

Lojtari i përfaqësueses portugeze ka nisur karrierën e tij te Sporting dhe shkoi te Porto në 2013.

Ai ka luajtur nën drejtimin e Puel kur të dy ishin te Nice nga 2015 deri në 2017. Lojtari ishte i huazuar për dy vite në Ligue 1.

Ai ak shijuar një sezon fantastik te Porto duke bërë 43 paraqitje me 2 gola të shënuar dhe 7 asiste.

Ai është pjesë e Portugalisë dhe do të luajë në Kupën e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat