Chelsea hyn në garë për sulmuesin e 42 golave në 51 ndeshje

Futboll

Chelsea hyn në garë për sulmuesin e 42 golave në 51 ndeshje

Më: 20 maj 2018 Në ora: 08:27
Abrahamovic

Chelsea sapo ka fituar “FA Cup” ka nisur të mendojë edhe për merkaton e sezonit të ardhshëm, pavarësisht se mbetet në udhëkryq e ardhmja e trajnerit të tyre Antonio Conte.

Dy nga gazetat më prestigjioze në Europë, “Marca” dhe “The Sun”, kanë shkruar se londinezët janë favoritë për të marrë Robert Lewandowski nga Bayern Munich, duke parë se dështoi transferimi i polakut te Real Madrid, pavarësisht nga dëshira e tij për të mbyllur karrierën në Bavari.

Duke parë dilemat e mëdha për të ardhmen e Alvaro Morata, që ka të ngjarë të largohet nga “Stamford Bridge”, londinezët kanë nisur seriozisht bisedimet me menaxherin dhe njerëzit që rrinë pranë Lewandowski.

Numri 9 i Bayern ka shënuar 42 gola në 51 ndeshje të luajtura me Bayern sivjet, në të gjitha veprimtaritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat