Real Madrid e mbyll me barazim sezonin në La Liga

Futboll

Real Madrid e mbyll me barazim sezonin në La Liga

Më: 19 maj 2018 Në ora: 22:52
Foto nga ndeshja e fundit

Real Madrid e ka përfunduar me barazim sezonin 2017/2018 në La Liga.

Los Blancos është dashur të pajtohen me një barazim 2:2 në udhëtim te Villarreal, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 38-të.

Skuadra e trajnerit Zinedine Zidane, arriti të krijojë epërsi prej 0-2, duke shënuar me Bale dhe Ronaldo.

Vendasit nuk u dorëzuan për asnjë moment, duke arritur barazimin, me golat e shënuara nga Martinez dhe Castilljo.

Për Real Madrid në këtë ndeshje debutoi edhe Luca Zidane, djali i trajnerit Zinedine Zidane.

Me 76 pikë, 22 fitore, dhjetë barazime dhe gjashtë humbje, Real Madrid e përfundon në vendin e tretë sezonin në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat