Futboll dhe politikë, Vllaznia në mes të “udhëkryqit”

Futboll

Futboll dhe politikë, Vllaznia në mes të “udhëkryqit”

Më: 19 maj 2018 Në ora: 19:33
Ilustrim

Vllaznia sheh një dritë shprese për mbijetesën e saj në Kategorinë Superiore. Qëndrimi apo largimi i ekipit shkodran nga Kategoria Superiore ka edhe një interes shumë të madh politik.

Zgjedhjet po vijnë dhe opozita nuk e do pakënaqësinë e tifozëve të Vllaznisë ndaj kryebashkiakes së tyre.

Një ditë më parë, tifozët shkodranë protestuan para Bashkisë. Vllaznia e mbetur pa trajner (Ervis Kraja i përkohshëm) duhet të fitojë me korçarët kampionë, ndërsa Partizani duhet të mundë Kamzën javën e ardhshme.

Për Vllazninë në krizë dhe të rrëzuar nga Kategoria Superiore mund të dalin shpëtimtarë sezonin e ardhshëm, ndërsa përgjegjësia e humbjeve mbetet te Bashkia aktuale.

E gjitha kjo ende s’ka ndodhur, por ekzistojnë sinjale se në këto javë të fundit të kampionatit nuk ka vetëm futboll, por edhe politikë.

Ndërsa në fushën e lojës, shkodranët këtë javë mundën Kukësin 2-1. Fitorja u kombinua me dhuratën e Laçit, që mposhti Kamzën po 2-1, me gol në fund të lojës. Laçi hedh një hap tjetër drejt Europa League. Por, beteja në këtë pikë me Partizanin do të vazhdojë javën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat