E do edhe Real Madridi, Bayerni ofron 60 milionë euro për Bailey

Futboll

E do edhe Real Madridi, Bayerni ofron 60 milionë euro për Bailey

Më: 19 maj 2018 Në ora: 13:16
Leon Bailey

Bayern Munich ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro për shërbimet e Leon Bailey, lojtarit të Bayer Leverkusen Kështu raporton ESPN. Ndërkohë që kampionët e Bundesligës janë të etur të nënshkruajnë me këtë futbollist, klubi i tij aktual po përballet me oferta të tjera që shkojnë deri në 100 milionë euro, ndaj mendon ta shesë më pas te Real Madridi.

Chelsea, gjithashtu, po e mban një sy nga ky emër. Finalistët e Ligës së Kampioneve kanë udhëzuar agjentin portugez Jose Mendes për të eksploruar mundësinë e joshjes së mesfushorit-sulmues. Bayern beson se Bailey favorizohet nga një lëvizje drejt “Allianz Arena” para kryeqytetit spanjoll, por do të duhet të ofrojë ofertën e konsiderueshme, për të përmbushur kërkesat e Leverkusenit.

Shumë klube të Premier League e kanë ndjekur nga afër progresin e ndërkombëtarit të të rinjve të Xhamajkës, por që nga sot, bavarezët janë klubi i vetëm që kanë bërë një ofertë konkrete.
Bailey, një blerje prej 13.5 milionë eurosh nga KRC Genk i Belgjikës në janar 2017, është shfaqur si një nga yjet e Bundesligës në sezonin e tij të parë të plotë, duke kontribuar me nëntë gola dhe gjashtë asiste për Leverkusen, në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat