Aguero: Nuk ka shance të luajë bashkë me Messin

Futboll

Aguero: Nuk ka shance të luajë bashkë me Messin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 08:55
Sergio Aguero

Sergio Aguero ka thënë se ai ka pak mundësi që të luajë në krah të shokut të tij Leo Messi në nivel klubesh, duke parë se ai do të qëndrojë te Manchester City dhe “Pleshti” nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Aguero, gjithsesi, pritet t’i bashkohet Messi-t në Rusi, me kombëtaren e Argjentinës që konsiderohet si një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës.

“Mendoj se është e pamundur që unë dhe Messi të luajmë bashkë në nivel klubi”, ka thënë Aguero. “Mund të realizohej në të kaluarën, por jo në moshën që jemi tani. Leo do të qëndrojë te Barça dhe unë te City”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat