Manuel Pellegrini mund të rikthehet në Premierligë.
Ish trajneri i Manchester Cityt, është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e West Ham United, që ka mbetur pa trajner pas largimit të David Moyes.
‘Goal.com’ mëson se Pellegrini është pretendenti kryesor për të marrë drejtimin e West Ham, duke lënë pas Rafa Benitez dhe Unay Emery.
West Ham United sezonin 2017/2018 e përfundoi në vendin e 13 me 42 pikë.