Llapi e Trepça ’89 me pikë të plota, Starova shijon fitoren e parë

Futboll

Llapi e Trepça ’89 me pikë të plota, Starova shijon fitoren e parë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:53
Llapi

 

Janë mbyllur tri ndeshjet e ditës në Vala Superligë. Trepça ’89 ka shkatërruar Vllazninë e Pozheranit, duke e mundur 6:1 në Mitrovicë. Golat për 89-shin i shënuan Ylber Maloku (2), El Kayed, Oto John, Arb Manaj dhe Elbasan Thaqi (autogol), derisa për Vllazninë shënoi Almedin Murati.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Llapi mposhti Besën 4:3 në Pejë.

Dy gola i shënoi Mirlind Daku dhe dy Gentrit Begolli, derisa për Besën shënuan Florent Qorraj dhe Fetim Kasapi, dy herë në minutat e fundit.

Në Prishtinë, Feronikeli deklasoi Flamurtarin 3:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat