Lazio – Inter, ndodhë befasia me biletat e ndeshjes

Futboll

Lazio – Inter, ndodhë befasia me biletat e ndeshjes

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:26
Foto nga ndeshja e kaluar

Lazmo ka shpallur se Stadio Olimpico do të jetë i mbushur plotë për ndeshjen që vendos kualifikimin në Champions League ndaj Inter.

Të kaltrit do të sigurojnë një vend në fazën e grupeve të Champions League nëse nuk humbasin në mbrëmjen e së dielës, por rezultati i ndeshjeve direkte do të thoshte se Inter do të shkonte në Champions.

Është raportuar gjatë javës se milanezët do të merrnin 12,000 vende për ndeshjen e kryeqytetit, dhe tani vendasit kanë konfirmuar se edhe biletat e tyre janë shitur të gjitha.

“Atmosfera e stadiumit do të jetë e mrekullueshme të dielën, një spektakël i madh,” është shprehur menaxheri i marketingut të Lazio-s.

“Biletat janë shitur të gjitha. Gjithashtu tifozët këshillohen të vijnë një orë më përpara se zakonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat