Trajneri në Slloveni flet për derbin e madh Prishtina-Drita

Futboll

Trajneri në Slloveni flet për derbin e madh Prishtina-Drita

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:59
Nebih Zeneli

Finalja drithëruese në Pejë! Ballafaqohen Prishtina dhe Drita e Gjilanit, në sfidën që do të luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë pikërisht të dielën (pasnesër 16.00).  Drita është në krye me 66 pikë, ka tri më shumë se Prishtina. Trajneri i mirënjohur që jeton e vepron në Slloveni, Nebi Zeneli,  tha se është një finale e Kosovës, aty ku përcaktohet edhe kampioni i ri.

Ai tha se kjo ndeshje është e ngjashme me sfidën e nesërme (në orën 20.30) në elitën e futbollit slloven, ku takohen Maribori (74 pikë) – Olimpia (73). “Po shihet se ekipet kanë ardhur në finalizim dhe kanë pasur një kontinutet, në bazë të opinionit.

Është një finale e Kosovës, pa marrë parasysh të një kontinuitetit të lojës dhe rezultateve të Dritës. Për mua, pa keqkuptime, në futboll vijnë rezultate të papritura, edhe pse e di se Drita ka pasur një kontinuitet të fitoreve, edhe Prishtina me ngritje e rënie. Një finale që mund me vendos gjithçka, por varet edhe dita se si janë në formë lojtarët dhe mënyra psikologjike do të ndikojë. Mbetet të shihet të dielën se kush është më i miri. 

E kemi të njëjtin rast edhe në Slloveni, Maribori dhe Olimpia, që nesër do ta vendos titullin, edhe pse Olimpia ka pas 12 pikë më shumë, por tash diferenca është një pikë në favor të Mariborit. Kjo është bukuria e futbollit kur vendoset titulli në fund. Na duhet shumë punë në Kosovë, nuk dua të jam kritikë, se Kosova është vendi im, fatkeqësisht nuk kemi infrastrukturë, por as strukturë”, tha Zeneli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat