Tottenhami kërkon ta blejë Shaqirin

Futboll

Tottenhami kërkon ta blejë Shaqirin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:04
Xherdan Shaqiri

Futbollisti nga Kosova pritet të luajë përsëri në Premier Ligë.

Xherdan Shaqiri ka pasur një sezon të mirë në aspektin personal edhe pse skuadra e tij Stoke City nuk ka mundur t’i mbijetojë rënies nga Premier Liga.

Vetë Shaqiri është i hapur për një kalim nga Stoke City te Tottenham, i joshur nga mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Klubi londinez është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 12 milionë funtesh që ka Shaqiri te skuadra e tij Stoke.

“Është e rëndësishme për mua që të gjej një klub ku trajneri dhe drejtuesit të shprehin interes për mua. Do të ishte më mirë nëse ky klub luan në Evropë. Synimi i çdo futbollisti është të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xherdani.

Shaqiri ka qenë pjesë e Bayernit në vitin 2013, kur bavarezët u shpallën kampionë të Evropës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat