Sfida Kosovë - Shqipëri, fillon shitja e biletave

Futboll

Sfida Kosovë - Shqipëri, fillon shitja e biletave

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:56
Pamje nga një ndeshje

Më 29 maj tifozët e futbollit kanë mundësinë të shohin një ndeshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Kombëtaren e Shqipërisë në stadiumin “Letzigrund” në Zurich. Bernard Challandes, trajner i ekipit kombëtar të Kosovës, do të shënojë kthimin e tij në stadiumin Letzigrund pas pothuajse 10 vjetësh si trajner i FC Zurich, me synimin e fortë për avancimin e rangimit të Kosovës në FIFA / Coca-Cola World Ranking. Përveç aspektit konkurrues, kjo ndeshje historike do të jetë një takim vëllazëror përmes të cilit do shënohet fuqia e sportit e sidomos e futbollit. Biletat për lojë do të jenë në shitje nga e premtja (dje), 18 maj, nga ora 15:00, bëhet e ditur nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat