‘Plisa’ dhe ‘Intelektualë’, jeni të një gjaku, jeni të një shteti, jeni të një kombit, tregoni burrëri sportive në derbin e madh Prishtina - Drita!

Futboll

‘Plisa’ dhe ‘Intelektualë’, jeni të një gjaku, jeni të një shteti, jeni të një kombit, tregoni burrëri sportive në derbin e madh Prishtina - Drita!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2018 Në ora: 11:51
Ilustrim

Është një ndeshje futbolli! Është kryendeshja e kampionatit! Është sfida që vendos kampionin e ri! Përballen Prishtina dhe Drita e Gjilanit, në sfidën që do të luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë pikërisht të dielën (pasnesër 16.00).  

Si klubi i futbollit Prishtina po ashtu edhe Drita zotohen për lojë e korrektësi maksimale. Pa dyshim se i madh dhe i vogël me padurim e presin sfidën e madhe dhe dikush gjithsesi se do të del kampion i ri. Drita është në krye me 66 pikë, ka tri më shumë se Prishtina. Dritës i mjafton barazimi apo humbja minimale dhe të shpallet kampione, kurse Prishtinës i duhet fitorja me dy gola epërsi për të arritur kurorën e kampionit. Pavarësisht se cila do të stoliset me titullin e kampionit,  le të mbizotërojë fryma e korrektësisë.

Image

Le të bëhet kampionë ai që e meriton. Ju tifozët ‘Plisa’ dhe ‘Intelektualë’, jeni të një gjaku, jeni të një shtetit, jeni të një kombit, tregoni maturi, kulturë e burrëri sportive në ndeshjen e madhe Prishtina-Drita! Jeni tifozët më të mrekullueshëm dhe që dini të bëni atmosfera më të bukura e më të zjarrta. Jeni tifozët që meritoni notë dhjetëshe, që gjithmonë krijoni atmosferë me koreografi të bukura dhe ashtu duhet të veproni edhe të dielën në Pejë. Me brohoritje e këngë të krijoni atmosferë brilante, të jemi shembull i Evropës dhe botës, dhe ajo skuadër që stoliset me titullin e kampionit, brohoritni e duartrokiteni.   

Image

Kjo do të ishte bukuria e një loje futbollit, e një kulture të lartë, sepse të gjithë jemi një dhe aty nuk kemi armiq, vetëm miq! Prishtina është e jona, Drita është e jona, Federata e Futbollit e Kosovës është e jona, ‘Plisat’ e ‘Intelektualët’ janë të tokës tonë, të gjithë jemi të një gjakut, të një kombit dhe këtë ndeshje ta shndërrojmë në dasmë futbolli. Prishtinë – Gjilan nuk ka më shumë se 50 kilometra dhe besojmë në një atmosferë sportive. Pavarësisht kush e fiton titullin, ai trofe shkon në njërën nga qytetet e shtetit të Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat