19 gola në 7 vite, vazhdon mallkimi te Milan

Futboll

19 gola në 7 vite, vazhdon mallkimi te Milan

Më: 18 maj 2018 Në ora: 00:09
Gattuso

Mallkimi përkufizohet si një “urim pasojash negative ose fati të keq nëpërmjet një lloj aftësie të mbinatyrshme, si për shembull një zot, një element i natyrës ose një shpirt”. Nuk dihet kush mund të ketë qenë autori, por është e sigurt se që nga momenti i tërheqjes së Filippo Inzaghi-t, numri 9 i Milan ka qenë një mallkim për atë që kanë mbajtur mbi shpatulla, duke mos arritur të relizojë as 10 gola me kuqezinjtë.

Sipas radhës, ky është mallkimi i numrit 9: Inzaghi është tërhequr në sezonin 2011/12, nga ai moment e në vazhdim, 7 sulmuesit që kanë veshur fanellën e qendërsulmuesit kanë realizuar vetëm 19 gola në shtatë vite, në kampionatin italian. Shifra pothuajse të turpshme për një skuadër që synon të kthehet në majë.

Mallkimi ka filluar në sezonin 2012/13 me brazilianin Alexandre Patto,i cili, për shkak të një dëmtimi të rëndë, nuk ka arritur të shënojë asnjë gol me fanellën e “Dajllit”. Vitin pasues ka qenë radha e Matri-t, i marrë nga Juventus për 11 milionë euro.

Ka shënuar vetëm një gol, siç ka bërë një vit pas tij Fernando Torres, i huazuar nga Chelsea. Gjithmonë në sezonin 2014/15, duke filluar nga janari, Mattia Destro, i marrë nga Roma, ka shënuar plot tri herë, ndërsa në sezonin pasues, Luiz Adriano ka shënuar katër gola.

Dy sezonet e fundit mbyllen nga Gianluca Lapadula, më i suksesshmi i kësaj liste, me tetë gola në sezonin 2016/17. Andre Silva, këtë vit, nuk ka arritur të shkojë më larg se 2 gola në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat