Tre gjigantë të Evropës po kërkojnë transferimin e Buffonit

Futboll

Tre gjigantë të Evropës po kërkojnë transferimin e Buffonit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 22:44
Gianluigi Buffon

Nëntë tituj të Serie A, një titull të Serie B, katër Kupa të Italisë dhe pesë Superkupa të Italisë, janë titujt e fituar nga Gianluigi Buffon gjatë karrierës 17 vjeçare të Juventus.

Legjenda 40 vjeçare që njihet si portieri më i mirë në histori, sot ka mbajtur konferencë për shtyp, duke thënë se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit në fanellën e kampionëve të Serie A, por duke e lënë të paqartë të ardhmen, për t’iu bashkuar ndonjë skuadër tjetër.

Janë disa skuadra të mëdha që po tentojnë të joshin kapitenin e Juventusit.

Gjatë ditës është raportuar se në momentet e fundit në garë për Buffonin është futur edhe Real Madrid, së bashku me PSG-në.

Të dy këto skuadra, do të rivalizojnë Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat