Prishtina – Drita luhet në këtë stadium - Bota Sot
Prishtina – Drita luhet në këtë stadium

Futboll

E shtunë, 18 gusht 2018

Prishtina – Drita luhet në këtë stadium

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:55
Pamje nga një ndeshje

Gjithçka është e qartë se ku do të zhvillohet derbi më drithërues mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani, sfidë që përcakton kampionin e ri të Kosovës. Sipas buletinit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në stadiumin ‘Shahin Haxhislami’ në Pejë, të dielën (16.00) do të luhet derbi i madh apo i kampionatit (java e fundit – 33-të), mes Prishtinës dhe Dritës! 

Prishtina është në vend të dytë me 63 pikë apo tri me pak se lideri Drita. Prishtinës i duhet fitorja me dy gola epërsi për t’u shpallë kampione, kurse Dritës i mjafton edhe barazimi apo edhe humbja me rezultat minimal.

"Me gjithë rivalitetin e madh ndërmjet dy klubeve, Prishtinës e Besës, nuk ka qytet dhe qytetarë që e kanë pritur ngrohtësisht Prishtinën se sa në këta tre muajt e fundit banorët e Pejës. Kjo do të hyjë në analet e sportit tonë. Adhuruesit tanë do ta vizitojnë edhe një herë, për herë të fundit në këtë edicion qytetin e Pejës dhe presim që adhuruesit tanë do të jenë të dinjitetshëm, me respekt dhe falënderues për mikpritjen pejane.

Ndërsa, FC Prishtina do t’i jetë mirënjohës përjetësisht Komunës së Pejës e në veçanti kryetarit të komunës, z. Gazmend Muhaxheri,  punonjësve të stadiumit që iu kanë gjendur klubit tonë afër në çdo moment si dhe klubit të futbollit Besa, për konakun që na u kanë gjetur në ditët më të vështira.

Ndeshja e javës së fundit përcaktuese për titullin e kampionit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës zhvillohet të dielën më 20 maj në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës me fillim nga ora 16:00.

Të gjitha detajet tjera për ndeshje, organizim, do të shpalosen nesër në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në zyrën e klubit nga do t’ju drejtohen drejtuesit e klubit të futbollit Prishtina dhe të policisë së Kosovës", thuhet nga FC Prishtina. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test