Prishtina duhet t’i shënoj dy gola më shumë dhe të shpallët kampion

Futboll

Prishtina duhet t’i shënoj dy gola më shumë dhe të shpallët kampion

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:05
Pamje nga stërvitja e Prishtinës

Prishtina edhe sot ka mbajtur seancën e rregullt stërvitore duke punuar normalisht aq sa nuk pa penguar fare as mediet të marrin pamje nga tërë seanca.

Skuadra nuk ka probleme as në mungesa as në lëndime, përveç tani më Boshnjakut i cili po punon ndaras me skuadrën dhe Mazrekaj.

Pas përfundimit të treningut për mediet e pranishme u prononcua edhe kapiteni i skuadrës, Armend Dallku.

Për këtë ndeshje nuk ka nevojë të flitet shumë – çdo lojtar e ka motivin qindpërqindtë, raporton faqja e FC Prishtina.

“Stërvitjet po ecin shumë mirë, duke e pasur parasysh që është ndeshja e fundit kampionale. Nuk kemi diçka specifike të përgatitur. Detajet përfundimtare priten t’i marrim në vazhdim në dy seancat e fundit. Kështu që gjithçka po ecën mirë dhe shpresoj të përgatitemi sa më mirë apo në kushtet optimale fizike”.

“Të them të drejtën është hera e parë edhe për mua që ndeshja e fundit vendos për titull, është diçka speciale edhe për mua, e posaçërisht edhe për klubin e Prishtinës dhe të gjithë sportdashësit prishtinas. Por, siç thash, ne jemi duke e përgatitur mjaft mirë këtë ndeshje dhe shpresoj që në fund të shpallemi kampion”

“Prishtina duhet t’i shënoj dy gola më shumë dhe të shpallët kampion (qesh). Normalisht, iu thash që s’jemi duke u përgatitur veçmas special diçka për ndeshje, por normalisht që disa detaje do t’i marrim nga trajnerët, si formacioni apo kush do të startoj. Është ndeshja e vitit, si për ne, po ashtu edhe për kundërshtarin. Shpresoj të dhurojmë spektakël dy ekipet dhe ne të shpallemi kampion. Ne kemi disavantazh prej dy golave, por kjo në futboll nuk do të thotë asnjë gjë, sepse kemi të bëjmë me lojën e futbollit dhe futbolli është i paparashikueshëm dhe gjithçka mund të ndodh dhe gjithçka është në duart tona”.

“Jorastësisht Drita ka shënuar shumë gola dhe faza ofensive është pika më e fortë e kundërshtarit, mirëpo në anën tjetër ka të bëjë me një fazë tonën defensive që edhe ne e kemi pikën më të fortë ku jorastësisht kemi pranuar më së pakti gola në kampionat. Kështu që do të kemi një ballafaqim në mes sulmit tyre dhe mbrojtjes tonë, mirëpo ne nuk jemi keq as në fazën ofensive, sepse kemi lojtarë që dinë të shënojnë edhe e mira për këtë ndeshje është se të gjithë e dinë rëndësinë e ndeshjes dhe nuk ka nevojë të flitet shumë, sepse çdo lojtar do ta ketë motivin qindpërqindtë për këtë ndeshje”, tha Dallku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat