E turpshme, kërcënohen me prerje koke dy yje e futbollit

Futboll

E turpshme, kërcënohen me prerje koke dy yje e futbollit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:24
Foto e publikuar nga mediat e huaja

ISIS ka paralajmëruar sërish sulme në Kupën e Botës. Këtë herë ata kanë zgjedhur dy figurat më të njohura në botën e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Dy futbollistët shfaqen në një foto më dy luftëtarë të ISIS që mbajnë thikat në qafën e tyre. Foto është publikuar nga një grup që mbështet këtë organizatë në rrjetin social “Telegram”. Titulli i këtij postimi është “ Toka do të mbushet me gjakun tuaj “. Ky nuk është mesazhi i parë i terroristëve për një sulm në Botëror.  Ata përpara rreth 1 muaji kërcënuan përsëri organizatorët e eventit se do të kishte sulme. Masat e sigurisë në Rusi tashmë janë në nivel shumë të lartë për të paraprirë çdo situatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat