Serbia po studion shqiptarët para se të niset për në Rusi

Futboll

Serbia po studion shqiptarët para se të niset për në Rusi

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2018 Në ora: 12:07
Lojtarët e Zvicrës, aty janë Shaqiri, Xhaka, Behrami e Xhemaili

Më pak se një muaj (me 14 qershor) dhe do të nisë Kampionati Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Në grupin E janë Zvicra, Serbia, Brazili dhe Kostarika! Serbia është në panik sepse përveç që llogaritë shumë të fortë pesë herë kampionin e botës, Brazilin, ethet më të mëdha i ka nga Zvicra, e cila ka pothuajse me shumë se gjysmë e përbërjes me shqiptarë.

Dhe sipas grupit dhe kalendarit, ndeshja e xhiros së tretë mes Zvicrës dhe Serbisë, do të jetë sikurse finale dhe me shumë se lojë futbolli, sepse do të jetë përplasje shqiptare dhe serbe, por në fakt që mund të vendos ndoshta secila do të shkojë edhe në tetën e finales, e gjitha do të varet në bazë të rezultateve që do të janë në dy ndeshjet e para të grupit që do të luajnë me rivalët tjerë.

Ndeshja Zvicra dhe Serbia luhet me 22 qershor, në orën 20.00 dhe në stadiumin Kaliningrad. Serbia tash veç ka filluar në imtësi t’i studiojë nga vjen rreziku nga rivalët, por më shumë studion shqiptarët, si Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Granit Xhakën, Admir Mehmedin, Blerim Xhemailin, që besa edhe super sulmuesin e kampionatit zviceran, Albian Ajetin, që luan për Baselin.   

Prandaj, duke iu referuar një shkrimit të gjatë të portalit serb ‘Kurir’, del se Serbia më shumë frikësohet nga Zvicra se sa nga Brazili. Serbia pothuajse e konsideron veten se po ballafaqohet me Kosovën, kur dihet se Shaqiri (Stoke City), Xhaka (Arsenali), Behrami (Udinese), Ajeti (Baseli), janë me origjinë nga Kosova, si dhe Mehmedi (Wolfsburg) e Xhemaili (Bologna) me origjinë shqiptare nga Maqedonia, dhe njihen për shpirtin luftarak në fushë, Serbia tani para se të niset për në Rusi shikon të gjitha formulat se s’i t’ia del në këtë përballje shqiptarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat