Serbisë i del punë edhe me djemtë e artë shqiptarë që ka kombëtarja e Zvicrës. Serbisë po i frynë fortë nga shqiptarët dhe portali serb ka bërë edhe një përshkrim dje për futbollistët Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Admir Mehmedin, Albian Ajetin dhe Blerim Xhemailin. Sipas portalit ‘Kurir’, që shkarravit dhe e quan Kosovën Metohi, dëshmon edhe një herë shovenizmin serb dhe urrejtjen e tyre.
Kombëtarja e Zvicrës
Ky portal mes të tjera shkruan: “Ekipi zviceran do të luajë edhe me "Shqiponjat" në Kupën e Botës – Rusia 2018, si Xhaka, Behrami, Shaqiri dhe Ajeti, që janë me origjinë nga Kosova, ndërsa Xhemajli dhe Mehmedi janë të lindur në Maqedoni. Trajneri Vlladimir Petkoviç ka publikuar listën për FIFA të 35 kandidatëve, ku prej tyre do të zgjidhen 23. Federata e Futbollit Zviceran në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se lista definitive e udhëtarëve për Kupën e Botës do të shpallet më 4 qershor, dhe se përgatitjet fillojnë në Lugano dhe do të zgjasin nga 27 maj deri më 8 qershor”.
Granit Xhaka
Trajneri Vladimir Petkoviç llogari në Xhakën e Arsenalit, Valon Behrami nga Udinese, Xherdan Shaqirin e Stokes dhe Albian Ajetin e Baselit, Blerim Xhemaili e Bologna-s si dhe Admir Mehmedin e Wolfsburg-ut. “Në 11-shin e parë mund të jenë: Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, ndërsa Albian Ajeti është shpresë e re, i cili nuk ka luajtur asnjë lojë të vetme për ekip të Zvicrës”, shkruan mes të tjera ‘Kurir’. “Ajo që është veçanërisht interesante për ekipin e futbollit të Serbisë është se do të kenë përballë gjashtë shqiptarë, të cilët do të përpiqen t’i provokojnë lojtarët tanë”, shkruan më tej. Zvicra është në grupin E me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën. Ky farë portali ka paraqitur edhe nga vijnë futbollistët shqiptar.
Gjysma e ekipit kombëtar me shqiptar:
Granit Xhaka
I lindur në Basel
Origjina nga Kosova
Ndeshje: 61
Klubi: Arsenal
Pozicioni: mesfushor
Blerim Xhemaili
Lindur: Tetovë
Origjina: Maqedonia
Ndeshje: 63
Klubi: Bologna
Pozicioni: mesfushor
Valon Behrami
Lindur: Mitrovicë
Origjina: Kosova
Ndeshje: 73
Klubi: Udinese
Pozicioni: mesfushor
Xherdan Shaqiri
I lindur: Gjilan
Origjina: Kosova
Ndeshje: 68
Klubi: Stoke
Pozita: sulmues krahu
Admir Mehmedi
Lindur: Gostivar
Origjina: Maqedonia
Ndeshje: 49
Klubi: Wolfsburg
Pozicioni: sulmues
Albian Ajeti
Lindur: Basel
Origjina: Kosova
Ndeshje: /
Klubi: Basel
Pozicioni: sulmues