Interi së shpejti do t’i ofrojë Icardit rritje rroge, por edhe klauzolë

Futboll

Interi së shpejti do t’i ofrojë Icardit rritje rroge, por edhe klauzolë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 06:45
Mauro Icardi

Interi është i gatshëm t’i ofrojë Mauro Icardit kontratë të re.

Argjentinasi pritet të ketë rrogë vjetore tetë milionë euro dhe një klauzolë 180 milionëshe.

Zikaltrit dëshirojnë të blindojnë yllin e tyre nga ofertat joshëse të Real Madridit, Bayern Munichut, Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Sipas FCInterNews, propozimi i klubit është deri në vitin 2023 dhe rritja e rrogës.

Klauzola e lojtarit aktualisht është 120 milionë euro dhe vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Nëse Interi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, atëherë ai mund të mendojë seriozisht largimin.

Por, edhe klubi mund ta shesë për shkak të detyrimeve të mundshme në Fair Playn Financiar.

Deri më tani Icardi ka shënuar 28 gola në Serie A. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat