Flet heroi i Atleticos: Tani të festojmë, pastaj vjen Botërori

Futboll

Flet heroi i Atleticos: Tani të festojmë, pastaj vjen Botërori

Më: 17 maj 2018 Në ora: 06:11
Antoinne Griezmann

Antoinne Griezmann u rikthye si protagonist në Lyon, duke shënuar dy herë në portën e Marseilles dhe duke i hapur rrugë triumfit të Atleticos së Madridit të triumfojë në Europa League.

Sulmuesi 27-vjeçar, i lindur jo shumë larg Lyonit, nuk e fshehu lumturinë jo vetëm për golat e shënuar, por edhe për këtë triumf të skuadrës së tij.

“Jam shumë i lumtur për golat dhe triumfin. Shpresoj shumë që të përjetoj sa më shumë mbrëmje të tilla në karrierën time. Tani le të festojmë pak, sepse më pas do të duhet të fillojmë përgatitjet për në kampionatin botëror”, deklaroi Griezmann.

Sulmuesi pritet të jetë protagonist me Francën në ‘Rusi 2018’, ndërsa ende nuk është përcaktuar e ardhmja e tij, pasi shumë zëra e çojnë Griezmann te Barcelona sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat