Unitedi rikthen interesimin për Kroos

Futboll

Unitedi rikthen interesimin për Kroos

Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:39
Kroos

Një tjetër verë, një tjetër vit, një tjetër thashetheme që e lidh Manchester Unitedin dhe Toni Kroos.

Gjermani është lojtari i preferuar i Jose Mourinhos për të zëvendësuar Michael Carrickun e pensionuar, i cili do i bashkohet tani stafit të trajnerëve.

Sipas Don Balon, mundësitë që ta shikojmë Kroosin te Djajtë e Kuq janë të mëdha kur shikojmë raportet jo të mira mes Paul Pogbas dhe Special Ones.

Man Utd kishin shfaqur interesim serioz për ta nënshkruan 28-vjeçarin para katër vitesh, por ai kishte zgjedhur Los Blanocs.

Që nga atëherë Kroos ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe një La Liga gjatë kohës në Santiago Bernabeu.

Ai dhe Luka Modric janë dyshja më e mirë në mesfushë duke koordinuar çdo herë lojën e Realit.

Por, çdo gjëje i vjen fundi dhe duket se ka ardhur koha që Kroos të ndryshojë ambient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat