Shqipëria pret që UEFA t’ia besojë Superkupën e Evropës

Futboll

Shqipëria pret që UEFA t’ia besojë Superkupën e Evropës

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:41
Shqipëria pret që UEFA t’ia besojë Superkupën e Evropës

Të enjten UEFA do të vendos se në cilin stadium të zhvillohet Superkupa e Evropës e vitit 2020.

Për ta pritur këtë finale ka aplikuar edhe Shqipëria me stadiumin “Arena Kombëtare” i cili po ndërtohet në Tiranë.

Por, gjasat që UEFA ta zgjedh Shqipërinë janë të vogla për shkak se projekti në Tiranë ende nuk ka përfunduar.

UEFA nuk ia kishte dhënë Shqipërisë as finalen e vitit 2019.

Por, FSHF do të vazhdojë të aplikojë deri t’i besohet një finale evropiane nga UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat