Sulmuesi i Atalanta shkon drejt Inter, gati 15 milionë euro

Futboll

Sulmuesi i Atalanta shkon drejt Inter, gati 15 milionë euro

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:50
Josip Ilicic

Nga fanella zikaltër e Atalanta te fanella zikaltër e Inter: Josip Ilicic ka luajtur në Bergamo një nga sezonet më të mira të karrierës dhe në këto kushte Ausilio është gati ta marrë në Milano.

Flitet se slloveni 30 vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore javën e ardhshme te Inter dhe kundrejt 15 milionë eurove do të vihen nën urdhrat e Luciano Spalleti. Krahas kësaj shifre parashikohet që dy futbollistë nga Inter U-19 të shkojnë te Atalanta.

Pas De Vrij dhe Asamoah, në pritje të Lautaro Martinez, që do të firmosë para fundit të muajit maj, Inter po përgatit goditjen e katërt për sezonin e ardhshëm.

Ilicic, ish-sulmues i Palermo dhe Fiorentina, ka luajtur 40 ndeshje në këtë sezon me Atalanta duke shënuar 15 gola dhe ka dhënë 10 asiste. Këto numra kanë bindur drejtuesit e Inter për ta marrë, ndoshta për të zëvendësuar Eder, që duket se nuk është më në planet e klubit milanez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat