Arrihet marrëveshja, Juventus gjen pasardhësin e Buffon…

Futboll

Arrihet marrëveshja, Juventus gjen pasardhësin e Buffon…

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:07
Buffon dhe Perin

Në pritje të zyrtarizimit për lamtumirën e Buffon, Juventus ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato. Klubi bardhezi ka gjetur marrëveshjen me Mattia Perin, 25 vjeç, i cili është bindur ta vazhdojë karrierën në Torino, duke pranuar konkurrencën e Szczesny, i cili është në “pole position” për të qenë titullar në sezonin e ardhshëm.

Në të vërtetë kampionëve të Italisë i ka pëlqyer sistemi i përdorur nga Allegri sivjet, me një rotacion portierësh dhe beson se konkurrenca për postin e numrit 1 është pozitive. Për të garuar në nivelet më të larta duhen dy portierë “top”.

Nga këtu ka lindur idea e kontaktit me Perrin dhe klubin e Genoa. Marrëveshja me portierin është arrirë dhe ai do të marrë 2.5 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme.

Zyrtarizimi do të vijë kur të arrihet marrëveshja me Genoa. Juve ofron 15 milionë euro, Genoa kërkon 25 milionë, kësisoj të gjitha gjasat janë që transferimi të kryhet për rreth 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat