Tensionim i qëllimshëm!?

Futboll

Tensionim i qëllimshëm!?

Nga: Skënder Selmani Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:48
Skënder Selmani

Debate

Te shkaktohet tensioni nga periferia, ai tension do të tejkalohet, por kur “shkakton tensionin” vetë i pari i futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, atëherë paraqiten shume pyetje. Pse? Edhe më e çuditshme që këto ndodhin në dyvjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA. Prandaj z. Vokrri, a është e qëllimshme kjo nga ju apo vepron në këtë mënyrë nga “urdhri i dikujt”!

Patjetër që kjo do të vërtetohet! Në këtë sezon ndodhen disa ngjarje të pakëndshme, e njëra prej tyre ishte dyshimi në trukime, ku i pari i FFK-së paralajmëroi se do të ketë dorë të fortë edhe paralajmëroi Prokuror të posaçëm, por si shumë paralajmërime të tija edhe kjo mbet vetëm fjalë. Ndeshja vendimtare për të fituar kampionatin e sivjetshëm Prishtina-Drita ende pa u luajt veç kanë filluar tensionet e larta që është për t’u frikua mos po eskalon, sepse siç po duket po ka shumë skenarë nder më të ulëta, që FFK nuk po zoton aftësi t’ju del ballë. Që në fillim Vokrri veç e viktimizoj nënsekretarin e FFK-së për ta qit në fund vehten viktimë.

Përgjegjësinë për tubimin që ndodhi është dashtë vetë Vokrri të merr pjesë dhe të del hapur e jo i msheft kur dihet se i vetmi kompetent për licencimin e fushave të futbollit është vetëm Federata e Futbollit e Kosovës dhe assesi ministria e Sportit dhe vetë ai ta jep fjalën e fundit si për PO ashtu edhe për JO

dhe ti arsyeton ato. Prandaj loja e fundit duhet të përfundon me dinjitet dhe kush është më i mirë le të fiton pra, duhet një organizim perfekt në një fushë që i përmbush kriteret me referë cilësor që ka shumë dhe komisioni i delegimit duhet patjetër me përfaqësuesit e dy klubeve ti cakton edhe atë gjysmë ore para fillimit që mos të ketë dyshime. Dihet se në dy klubet sikur edhe në klubet tjera kanë qenë investimet shumë të mëdha, por dihet se vetëm një shpallet fitues.

Prandaj vetëdijesohuni, sepse nëse ndodh ndonjë e papritur atëherë, priteni edhe reagimin e UEFA-së ku edhe dënimet do të jenë shumë të rënda dhe patjetër që “përgjegjës” do të jetë nëse pëson futbolli i Kosovës askush tjetër vetëm Fadil Vokrri. Pa ndryshuar mentaliteti në FFK kur nuk do të ketë Demokraci dhe civilizim.

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-94, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat