Real Madrid heqë dorë nga Neymar, i vë syrin Mbappe-s - Bota Sot
Real Madrid heqë dorë nga Neymar, i vë syrin Mbappe-s

Futboll

E premte, 17 gusht 2018

Real Madrid heqë dorë nga Neymar, i vë syrin Mbappe-s

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:42
Real Madrid

Real Madrid i është rikthyer të njëjtës pistë, nënshkrimit me sulmuesin e PSG, Kylian Mbappé, të cilin e konsideron si përforcim të madh për sezonin e ardhshëm.

Mesa duket, dështimi i klubit merengues për të marrë Neymar Junior, ka bërë që fokusi të përqendrohet te një tjetër yll i parizienëve.

Mbappé ishte tashmë në axhendën e Real Madridit edhe verën e kaluar, por koha tregoi se PSG kishte përparësi në këtë drejtim. Klubi parizien e mori sulmuesin e Monakos në formë huazimi për një vit, me opsionin e blerjes përfundimtare, çka duhet të bëhet efektive nga korriku 2018. Në total, një operacion prej 180 milionë euro.

Në fillim, dukej se ishte një strategji e PSG-së, që të mos binte ndesh me “Fair Play Financiar”, sidomos pas shpenzimeve prej 222 milionë euro, të bëra për nënshkrimin e Neymar. Megjithatë, duke pasur parasysh planet e Real Madridit, situata mund të jetë një tjetër.

Në javët e fundit, thashethemet mediatike janë intensifikuar mbi interesin e Real Madridit për Neymar, por kjo pistë duket e pamundur. Të paktën sipas presidentit Al Khelaifi dhe vetë lojtarit brazilian. Kësisoji, Real Madridi ia ka kthyer sytë nga Kylian Mbappé, i cili mund t’iu përgjigjet më së miri nevojave të Zinedine Zidane.

Shtrëngimi i “lakut” për PSG nga UEFA, referuar “Fair Play Financiar”, mund të bëjë që klubi parizien të sakrifikojë talentin e ri 19-vjeçar, duke lënë Real Madridin që ta paguante humën për të cilën ka rënë dakord me Monakon. Në “Bernabeu” janë të etur për të sjellë një përforcim të spikatur në repartin ofensiv, duke parë se Karim Benzema ka humbur “nuhatjen” për golin, ndërsa Cristiano Ronaldo po i afrohet fundit të karrierës së tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test