Gati ishte ‘kallë’ stadiumi i Prishtinës, ndezjen e kishte bërë edhe këngëtarja kroate

Futboll

Gati ishte ‘kallë’ stadiumi i Prishtinës, ndezjen e kishte bërë edhe këngëtarja kroate

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:24
Tereza Kesovija, kishte nisë topin nga qendra. Kesovija shihet në foto kur kishte nisur topin dhe aty janë edhe Fadil Vokrri e Zoran Batroviqi

Pjesa e 19-të (edicioni i dytë për Prishtinën 1984-85): Tri javët e fundit të elitës së futbollit ish jugosllav ishin në favor të Prishtinës. Prishtina jo që iku nga pjesa e poshtme e renditjes, por u ngrit në vend të dhjetë me 32 pikë në fund të kampionatit.  Në javën e 32-të, me 16 qershor në kryeqytet me rezultat bindës 3:0 shkatërroi Sutjeskën e Nikshiqit, Në javën e 33-të (me 23 qershor), në ‘Kandridë’ e mundi me 2:1 Rijekën dhe fitoren e tretë rresht në javën e fundit (34-të) përkatësisht me 30 qershor. Gati ishte ‘kallë’ stadiumi i Prishtinës, ndezjen e kishte bërë edhe këngëtarja e mirënjohur kroate Tereza Kesovija, e cila kishte nisë topin nga qendra. Kesovija shihet në foto kur kishte nisur topin dhe aty janë edhe Fadil Vokrri e Zoran Batroviqi. Prishtina triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Dinamos së Vinkovcit. Mbi 35 mijë shikues në një atmosfere vere, festuan fitoren dhe edicionin e dytë të Prishtinës në elitën e futbollit ish jugosllav. Trajneri kroat Mirosllav Qira Bllazheviq ka qenë krenar që me Prishtinën arritën të ngjiten në vend të dhjetë dhe mbase për fitoret e njëpasnjëshme në javët e fundit. Nesër (me 17 maj) do të lexoni se si e nisi Prishtina edicionin e tretë (1985-1986) në Ligën e Parë të ish RFSJ-së.    

Java 32

Me 16 qershor

Hajduku - Slloboda      2:0

Partizani - Dinamo (V)     3:1

Buduçnosti - Rijeka       1:0

Prishtina - Sutjeska     3:0

Osijeku - C.Zvezda     3:0

Radniçki  - Vardar       1:2

Sarajeva  - Iskra        3:0

Dinamo (Z) - Zhelezniçari 0:2

Vojvodina - Velezhi        3:2

Java 33

Me 23 qershor

 

Iskra  - Velezhi        1:1

Vardari - Sarajeva     2:2

C.Zvezda - Radniçki     2:1

Sutjeska - Osijeku       3:1

Rijeka - Prishtina     1:2

Dinamo (V)  - Buduçnosti    0:0

Slloboda - Partizani     1:1

Zhelezniçari - Hajduku       4:4

Dinamo (Z) - Vojvodina    2:0

Java 34

Me 30 qershor

Hajduku - Dinamo (Z)     2:4

Partizani  - Zhelezniçari  1:0

Buduçnosti - Slloboda      0:0

Prishtina - Dinamo (V)     3:1

Osijeku  - Rijeka       2:2

Radniçki  - Sutjeska     1:1

Sarajeva  - C.Zvezda     2:1

Velezhi - Vardari       2:2

Vojvodina - Iskra        1:3

Tabela përfundimtare 1984-1985

 1. Sarajeva                 34  19 10  5  51 30  48

 2. Hajdukut             34  16 12  6  65 42  44

 3. Partizani Beograd         34  14 11  9  46 34  39

 4. C.Zvezda Beograd         34  16  6 12  63 38  38

 5. Vardari        34  16  5 13  67 58  37

 6. Dinamo (Z)           34  14  8 12  47 38  36

 7. Zhelezniçari 34  11 12 11  53 46  34

 8. Rijeka                   34  12 10 12  49 48  34

 9. Sutjeska         34  11 11 12  41 42  33

10. Prishtina                 34  13  6 15  44 49  32

11. Velezhi             34  10 12 12  39 44  32

12. Osijeku        34  12  7 15  37 46  31

13. Slloboda 34  10 11 13  28 38  31

14. Dinamo (V)     34  11  8 15  40 51  30

15. Buduçnosti     34  11  8 15  31 49  30

16. Vojvodina      34   9 11 14  36 47  29

17. Iskra          34   8 11 15  32 50  27 

18. Radniçki       34   8 11 15  27 46  27

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat