Neymar: Kam frikë nga lëndimi

Futboll

Neymar: Kam frikë nga lëndimi

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:47
Neymar

Futbollisti brazilian shpreson mos të ketë telashe me lëndime gjatë Botërorit.

Neymar tregon që është i frikësuar nga lëndimi të cilin e kishte pësuar në muajin shkurt të këtij viti dhe që nga ajo kohë më nuk ka mundur të luajë.

Reprezentuesi brazilian është rikuperuar dhe pritet të jetë gati për Kupën e Botës që fillon pas një muaji, por ai pranon se vazhdon të ketë frikë.

“Dua ta largoj frikën sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mund të luaj në Kupën e Botës”, ka thënë Neymar.

“Njerëzit kanë qenë shumë të mirë me mua në Brazil dhe më kanë ndihmuar, por në kokën time sillen një milion mendime dhe më duhet ta pranoj që kam frikë”.

“Ky është një moment i vështirë, ndoshta më i rëndi me të cilin jam përballur deri më sot”.

“E di se njerëzit janë të shqetësuar për mua, por askush nuk është më shumë në ankth sesa unë”, ka përfunduar braziliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat