Sam Allardyce shkarkohet nga Evertoni

Futboll

Sam Allardyce shkarkohet nga Evertoni

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:20
Sam Allardyce

Klubi anglez ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin.

Sam Allardyce nuk është më trajner i Evertoni. Ish-trajneri i shumë skuadrave angleze, qëndroi vetëm gjashtë muaj në stolin e ekipit nga Liverpuli, pasi zëvendësoi holandezin Ronald Koeman në nëntor të vitit të kaluar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Evertoni sot zyrtarizoi largimin e tij edhe pse Big Sam kishte edhe një vit kontratë me ekipin nga “Goodison Park”.

Evertoni e mbylli sezonin në vendin e tetë, duke mbetur jashtë garave evropiane, por më shumë se ky fakt tifozët e “Toffees” kanë mbetur të zhgënjyer nga stili i lojës së aplikuar nga Allardyce.

Kjo marrëdhënie aspak e me tifozët e Evertonit dhe trajnerit 63-vjeçar i nxiti drejtuesit që të ndërprisnin para kohë marrëdhënien me trajnerin me shumë eksperiencë në futbollin anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat