Rudi Garcia: Do të ha çokollatë, gjatë kohës që luajmë për historinë…

Futboll

Rudi Garcia: Do të ha çokollatë, gjatë kohës që luajmë për historinë…

Më: 15 maj 2018 Në ora: 23:13
Rudi Garcia

Olympique Marseille luan në finalen e Europa League kundër Atletico Madrid mundësinë për t’u bërë klubi i parë francez që triumfon në këtë veprimtari. “Mes nesh dhe historisë qëndron një mision i vështirë, por këtë arsye një sukses do të ishte i jashtëzakonshëm, – ka komentuar trajneri Rudi Garcia. – Atletico ka më shumë përvojë dhe është një skuadër e madhe, por asgjë nuk është e pamundur.” Sekreti është i thjeshtë: “Futbollistët duhet të jenë të qetë dhe të lumtur, gjatë kohës së unë ha çokollatë.”

Një shqetësim vjen nga disa futbollistë me probleme fizike si Payet: “Fakti që kemi luajtur të premten kundër Guingamp po na ndihmon shumë. Kemi pasur një ditë më shumë për t’u rikuperuar. Edhe pse jo në 100% të formës kam në dispozicion të gjithë futbollistët. Për ta do të jetë ndeshja e 61-të në këtë sezon, aspak e lehtë. Dyshimet e fundit do t’i heq pas stërvitjes së fundit. Do të japim gjithçka dhe do të dalim nga fusha pa asnjë pishman, cilido qoftë rezultati.”

Asnjë skuadër franceze nuk ka fituar Europa League: “Kemi festuar 25-vjetorin e suksesit në Champions. Jemi e vetmja skuadër nga Franca që ka triumfuar në këtë veprimtari. Do të ishte një misionin i jashtëzakonshëm nëse do të bëhemi të parët që ditojmë Europa League. Megjithatë kam shumë respekt për ekipin kundërshtar dhe trajnerin e tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat