Ndërron jetë futbollisti

Futboll

Ndërron jetë futbollisti

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:19
Jlloyd Samuel

Një aksident me makinë i ka marrë jetën ish-futbollistit Jlloyd Samuel i cili ka qenë pjesë e Bolton dhe Aston Villas.
Samuel ka qenë edhe pjesë e Anglisë për moshën 21 vjeç.
Ai sapo kishte dërguar fëmijët në shkollë dhe teksa po kthehej është përfshirë në një aksidentautomobilistik ku ka ndërruar edhe jetë.
Lajmi është dhënë si nga klubi i Aston Vilës, ashtu edhe nga Federata e Futbollit të Trinidad-Tobagos, që ka lëshuar një komunikatë për shtyp: “Morëm lajmin e tmerrshëm se ish-mbrojtësi i Kombëtares sonë, Jlloyd Samuel, ka vdekur në një aksident rrugor sot në Angli. Ai po kthehej në shtëpi pasi kishte çuar fëmijët në shkollë dhe një makinë e përplasi për vdekje. Federata dhe ish-shokët e kombëtares i çojnë ngushëllimet më të ndjera familjes në Angli dhe të afërmve në Trinidad-Tobago”.

Gjithashtu edhe klubet angleze të Aston Villës dhe të Boltonit kanë njoftuar për vdekjen e ish-lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat