Lopetegui: Ky lojtar është “bekim” për Spanjën

Futboll

Lopetegui: Ky lojtar është “bekim” për Spanjën

Më: 15 maj 2018 Në ora: 16:07
Julen Lopetegu me Piquen

Julen Lopetegui foli në “Chiringuito de Jugones”, një javë para se të zbulojë listën e 23 lojtarëve për Kupën e Botës në Rusi. Trajneri i kombëtares iberike nuk donte të jepte të dhëna në këtë drejtim, por vlerësoi Piqué dhe Isco, ndër të tjera.

Lista për Kupën e Botës: “Ne do të përpiqemi të jemi sa më të sinqertë. Disa lojtarë e meritojnë, por nuk do të jenë në Kupën e Botës. Kjo për shkak se mund të marrim me vete vetëm 23 lojtarë. E megjithatë, sot për sot nuk e kemi mbyllur këtë listë”.

Morata: “Nga respekti për listën dhe të gjithë lojtarët, unë nuk do të jap flas për individë të veçantë. Eshtë e vërtetë se do të ketë një rast, në të cilin do ta nominoj një lojtar personalisht, sepse do ta meritojë atë”.

Piqué: “Ai ka qenë një bekim për grupin, është një lojtar i madh dhe një djalë i mrekullueshëm. Kam folur pak për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar spanjoll. A mund të kërkojë pavarësinë e Katalonjës dhe të luajë me Spanjën? Unë i jap prioritet performancës sportive dhe angazhimit”.

Isco: “Ai është një lojtar, me të cilin jam i pasionuar. Ka merita për përmirësimin dhe pjekurinë e tij sportive”.

Diego Costa: “Ai na jep gjëra, që sulmuesit e tjerë nuk mundin. Kishte një situatë të vështirë te Chelsea dhe, fatmirësisht, tashmë është në nivelin më të mirë”.

Dopietë në La Liga, apo Champions: “Profesionistët duan të fitojnë gjithçka, të dyja janë fantastike”.

Neymar te Real Madridi: “Nuk është në optikën time nëse vjen apo jo…”

Messi dhe Ronaldo: “Leo ka një talent të jashtëzakonshëm, ndërsa Ronaldo është shembulli më i mirë si mund të jetë një profesionist”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat