E konfirmon edhe FFK, miqësorja Shqipëri – Kosovë do të zhvillohet

Futboll

E konfirmon edhe FFK, miqësorja Shqipëri – Kosovë do të zhvillohet

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:55
Ilustrim

Pak më parë FSHF kishte njoftuar se Miqësorja Kosovë – Shqipëri do të zhvillohet në Zvicër.

Të njëjtin gjë tashmë e ka bërë edhe FFK.

Ky është njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së z. Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih në orën 20.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat