Priten shpenzime të çmendura në Angli

Futboll

Priten shpenzime të çmendura në Angli

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:52
Logo e Premier League

Skuadrat angleze, në çdo sesion merkatoje na kanë mësuar me transferime të bujshme, e sidomos me shifra të çmendura që i kalojnë kufijtë e normales. Për të mësuar për lëvizje të tilla, dashamirësit e Premier League çdo vit iu është dashur të presin qershorin, por këtë vit nuk kanë pse të presin kaq shumë. Merkatoja verore në Angli do të hapet ditën e enjte, plot dy javë para afatit të caktuar gjatë viteve të kaluara. Ky është vendimi që vjen nga ishulli, ndërsa po ashtu është vedosur që skuadrat do të kenë mundësi të transferojnë futbollistë deri në datën 9 gusht, e jo deri në 31 gusht siç ka qenë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat