Pochettino kandidati kryesor për ta zëvendësuar Conten te Chelsea

Futboll

Pochettino kandidati kryesor për ta zëvendësuar Conten te Chelsea

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:50
Pochettino

Klubi londinez pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës.

Pas një sezoni jo të mirë të Antonio Contes me Chelsean në Premier Ligë, ku dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, pritet të ketë ndryshime brenda klubit londinez.

Chelsea i ka vënë syrin trajnerit të Tottenahmit, Mauricio Pochettino. Sipas mediave angleze, “Blutë” do të përpiqen të përfitojnë nga marrëdhëniet jo të mira të argjentinasit me presidentin Daniel Levy, për shkak të mungesës së shpenzimeve në blerjen e lojtarëve, për ta bindur atë të shkojë në Stamford Bridge.

Nga ana tjetër, ish-trajner i Southamptonit vlerësohet shumë nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich, i cili beson se Pochettino është zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Conten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat