Te Milani ka rregulla për të gjithë

Futboll

Te Milani ka rregulla për të gjithë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:16
Donnarumma

Ashtu si vitin e kaluar, edhe tani Milani është në dyert e merkatos së transferimeve me situatën e vështirë, që ka të bëjë me menaxhimin e Donnarumma.

Portieri është në rënie, i ka thyer totalisht marrëdhëniet me tifozët kuqezinj dhe sezonin e ardhshëm duhet të rivalizojë me Pepe Reina për një vend titullari.

Drejtori sportiv, Mirabelli, ishte i qartë: “Te Milani ka rregulla për të gjithë. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ne duam që klubi i interesuar t’i plotësojë kërkesat tona. Sa është çmimi i portierit tonë, tani për tani? Është ekzagjerim të flasim për këtë, në qoftë se nuk arrin oferta. Do ta vlerësojmë, nëse na kontaktojnë. Ne e dimë merkaton dhe mendojmë se Donnarumma vlen shumë”.

Por, cilat janë kërkesat e klubit? Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë tashmë e kanë vendosur çmimin bazë, prej 70 milionë euro. Ndoshta është një shifër tepër e lartë për sezonin që po përfundon, ku Donnarumma u paraqit më dobët, në krahasim me standardet e zakonshme.

Por mosha e djaloshit, 19 vjeç, i bën të gjitha ndryshimet në botë dhe Milani e fillon tregun nga shifra të larta. Por, a ka ndonjë klub që dëshiron ta shpenzojë këtë shumë? Për momentin ekipi më i interesuar është PSG, por nuk duket se do të investojë një shifër të tillë për një portier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat