Replikon me Taren

Futboll

Replikon me Taren

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:15
Ausilio

Drejtori Sportiv i Interit ka replikuar me Igli Taren në lidhje me transferimin e mbrojtësit holandez De Vrij, te skuadra zikaltër.

Gjithsesi Ausilio ka qenë i qartë në atë që ka thënë, duke pretenduar se Interi ka respektuar çdo lloj norme në këtë negociatë dhe se kontratën e kishte depozituar prej kohësh në Ligë.

“Tare thotë mendimin e tij, por ne nuk kemi gabuar asnjë gjë në këtë çështje. Kemi njoftuar klubin e Lazios me një komunikatë që në muajin Mars dhe nga ajo kohë, De Vrij jo vetëm që është paraqitur gjithmonë në nivele të larta, por kohët e fundit ka bërë edhe portierin. Nëse do të luajë apo jo ndaj Interit, kjo është një çështje që nuk më përket aspak mua”, deklaroi Ausilio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat