Ndërron jetë ish futbollisti prizrenas

Futboll

Ndërron jetë ish futbollisti prizrenas

Nga: K.G. Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e ish futbollistit, Astrit Krasniqi. “Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e papritur e të hershme të  ish-futbollistit Astrit Krasniqi, portier i të rinjve të klubit KF ‘Liria’ nga Prizreni, më vonë i ekipit të parë KF ‘Getoarit’ dhe së fundit i KF ‘Arbana’, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së më të dashurit tuaj, Astritit.

Astrit Krasniqi, ishte një shembull i futbollistit të mirë, të shokut të shkëlqyer e të dashur, pjesëmarrës në shumë evente të futbollin e vogël  dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që ta përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj”, shpreh ngushëllime presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat